Translate

Donnerstag, 20. Dezember 2012

Die Österreichische Entwicklungs Agentur ist im Kosovo in Bestechung und Betrug verwickelt

 Bei der Visa Beschaffung für Kriminelle, machte Österreich da weiter, wo einmal die Deutschen vor 7 Jahren aufgehört haben.

Die Österreichische Entwicklungs Agentur, ist voll dabei in den Kosovo Mafia Betrügereien wie ein neuer Artikel festhält. Nur die grössten Ratten, arbeiten im Kosovo und dann mit der Berufs Betrügerin, hoch kriminell rund um Bestechung: mit Frau:  Natali Velisë und Gëzim Gegës und der “Consulting EU Sh.P.”

Die Östereichische Staats Druckerei unterbricht den Vertrag mit dem Kosovo Innenministerium

Der Vertrag wird nun offziell ausgesetzt, weil zuletzt direkt der Banditen Innenminister B. Rexepi, aktiv in den Diebstahl von 1,4 Millionen € verwickelt ist und sein kriminelles und korruptes Ministerium.

Kurz gesagt, drucken die Österreicher Pässe, und das Geld wird gestohlen, weil es keine Justiz gibt, seitdem die EU, UNMIK dort die Justiz aufgebaut hat, denn die EU und US Aufbau Progromme und Missioen dienen nur der Selbst Bedienung und einer Arbeit, für die dümmsten Partei Mitglieder Europas, welche natürlich oft extrem korrupt und kriminell ebenso sind.

OeSD unterbricht Vertrag mit Kosovo Reisepässe
........
 http://kohaditore.com/?page=1,13,125857

Die “Österreichische Staatsdruckerei” (OeSD), und deren Bestechungs Geschäfte im Kosovo 

Die Bundesdruckerei aus Deutschland, mit dem Staats Sekretär und Berufs Kriminellen Ludgar Vollmer haben es vorgemacht, vor 10 Jahren in Albanien. d


 nga  Florent Spahija dhe Kreshnik Gashi
PrishtinëDhjetor 20, 201212:43
Natali Velija, e arrestuar muajin e kaluar nën dyshimet për keqpërdorimin e 1.4 milionë eurove në rastin e prodhimit të pasaportave biometrike, ka pasur edhe një aktakuzë të konfirmuar për keqpërdorime fondesh, zbulon Gazeta Jeta në Kosovë.

Natali Velija, pronarja e kompanisë “Consulting EU Sh.P.”, e cila është arrestuar më 12 nëntor për shkak të dyshimeve se ka keqpërdorur 1.4 milionë euro në tenderin e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës për prodhimit të pasaportave biometrike, ka edhe një rast të mëhershëm penal për keqpërdorim të fondeve.

Ajo ishte arrestuar në nëntor nën dyshimin se si përfaqësuese e kompanisë austriake “Osterreichische Staatsdruckerei” (OeSD), nuk e kishte transferuar shumën prej 1.4 milionë eurosh, të dhëna nga Ministria, sipas kontratës, për OeSD-në.

Gazeta Jeta në Kosovë nxjerr në pah se Velija gjatë kohës kur po punonte si përfaqësuese e kompanisë që kishte kontratë me Ministrinë e Punëve të Brendshme ishte duke u paraqitur në gjykatë, ku po përballej me akuzat e prokurorit publik për keqpërdorimin e 7 400 eurove, të cilat ishin ndarë për renovimin e një shkolle në fshatin Pobërgjë të Deçanit.

Sipas aktakuzës së prokurorit, Velija akuzohet se ka kryer veprën penale të shpërdorimit të detyrës zyrtare duke keqpërdorur fondet e OJQ-së “Dielli i Kosovës”, në të cilën Velija ishte drejtoreshë.

Aktakuza në fjalë është konfirmuar nga gjyqtari i procedurës paraprake dhe i është ndarë për t’u gjykuar gjyqtarit Mejdi Dehari.

Sipas të dhënave të prokurorisë, hetimi për Velinë kishte nisur në fillim të vitit 2011, kur Njësia për Krime Ekonomike e Policisë së Kosovës kishte paraqitur një kallëzim penal në Prokurorinë e Qarkut në Prishtinë.

Në vitin 2007, Velija kishte regjistruar në Kosovë OJQ fondacionin “Dielli i Kosovës”, si organizatë humanitare, me seli në Prishtinë.

Prokuroria e Qarkut në Prishtinë, pas pranimit të kallëzimit, i kishte filluar hetimet dhe me 7 qershor 2011 ngre aktakuzën kundër Natali Velisë dhe Gëzim Gegës, që të dy të akuzuar për shpërdorim të pozitës zyrtare, ose të autorizimit, të kryer në bashkëkryerje.

Të pandehurit ishin njohur nga mesi i vitit 2010.

Atëbotë, Natali Velija kishte kuptuar se i pandehuri Gega kishte një firmë për dyer e dritare nga plastika dhe alumini. Ata më pas, bashkë kishin përpiluar ofertat që i pandehuri Gega të konkurronte në tenderët që shpalleshin nga Velija.

Në aktakuzë thuhet se në vitin 2010, Komuna e Deçanit në organizatën “Dielli i Kosovës” kishte paraqitur dy kërkesa për renovimin e dy shkollave. Bordi i organizatës, kryetare e të cilit ishte vetë Velija, kishte pranuar vetëm njërën nga kërkesat, atë për shkollën fillore “Dëshmorët e Vokshit” në fshatin Pobërgjë.

Në ueb-sajtin e OJQ “Dielli i Kosovës” ishte hapur oferta për ndërrimin e dyerve dhe dritareve, lyerjen e mureve dhe ndërrimin e plastikës për dysheme (linoleumin). Kësaj thirrjeje i ishte përgjigjur Agjencia Austriake për Zhvillim në Prishtinë (ADA), që kishte pranuar që ta paguajë ndërrimin e linoleumit të shkollës.

Natali Velija, pas tenderit të hapur, kishte angazhuar firmën “Ilira” nga Komarani i Drenasit,, ndërsa për punët tjera në shkollë kishte angazhuar kompaninë e të pandehurit tjetër, Gëzim Gega, NTSh “BE-ING” thuhet në aktakuzë.

Për të konkurruar në tenderin e ndërrimit të dyshemesë, kompaninë “Ilira” e kishte shtyrë Gëzim Gega.

Sipas provave që posedonte prokuroria, e të paraqitura në gjykatë, shihet se për shtrimin e dyshemesë së shkollës në fshatin Pobërgjë, kishte një ofertë nga dosja, ndërsa një tjetër ofertë për të njëjtën çështje e prezantoi dëshmitari i këtij rasti, drejtori i kompanisë “Ilira”, A. K..

Dëshmitari A. K., policisë i kishte paraqitur kërkesën që ai i kishte bërë OJQ “Dielli i Kosovës”, e përmbante logon, vulën dhe në fund nënshkrimin e pronarit. Ndërsa kërkesa tjetër që ishte në dosje të lëndës ishte pa logo, por me vulë që dukej e skanuar, dhe një nënshkrim, që sipas dëshmitarit kryesor A. K. ishte nënshkrimi i të pandehurit Gega. Për të gjitha këto ishte e njohur Natali Velija.

Në atë kohë, Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA) kishte transferuar në konton e OJQ-së së Velisë 7 mijë e 406 euro e 72 cent. Kjo e fundit, paratë menjëherë i kishte transferuar në kompaninë “Iliria”, fituese e tenderit për shtrimin e dyshemesë.

Në dhjetor të 2010, Velija përmes një e-maili e njofton ADA-në se nuk janë kryer punët nga kompania “Iliria”, ndërsa ishte zotuar se do të kërkonte që kjo kompani t’ia kthente paratë për ADA-n e Austrisë.

Por, në gusht të vitit 2010, kur kompania “Iliria” i kishte pranuar paratë në konton e saj, i pandehuri Gëzim Gega i kishte thënë dëshmitarit A. K. që ato para duhet t’ia transferonte atij, pasi që linoleumi nuk po shtrohej dhe se atij i duheshin për dyer dhe dritare, thuhet më tutje në aktakuzë.

Shuma e transferuar te dëshmitari A. K. ishte 9 mijë e 258 euro. Ky i fundit i kishte transferuar 9 mijë euro te i pandehuri Gega, duke shkruar në fletë-pagesë se atë po e bënte për dritare.

“Me këto veprime të pandehurit Natali Velija dhe Gëzim Gega, duke e shpërdorur detyrën zyrtare dhe në bazë të një marrëveshje paraprake, kishin bërë të mundur që të fitonin tenderin me mjetet e agjencisë ‘ADA’, mbi bazën e një dokumenti të falsifikuar dhe duke e mashtruar dëshmitarin A. K.”, thuhet në aktakuzën e nënshkruar nga prokurori Lulzim Sylejma.............


Natali Velija Ka Edhe Aktakuzë Tjetër
http://gazetajnk.com/?cid=1,979,4177

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen