Samstag, 10. Oktober 2009

Die Geldwaesche Albanische Mafia hat ebenso eine Bau Krise

Die Kamraden koennen ihre Schrott Bauten halt nicht los werden, welche fast immer illegal gebaut wurden, bzw. gleich mit gefaelschten Dokumenten


URL: http://www.balkanweb.com/index.php?id=43394
Kriza, ndërtimi ndër sektorët më të goditur, mbi 4000 banesa pa shitur


(Dërguar më: 10/10/09) Ndërtimi është një nga sektorët më të goditur nga kriza ekonomike globale. Në gjithë vendin raportohen mbi 4000 banesa të pashitura. Shoqata e Ndërtuesve i paraqiti një plan masash qeverisë për të shpëtuar këtë sektor nga efektet e krizës.

TIRANE- Sektori i ndërtimit është ndër më të goditurit nga kriza ekonomike në vend. Mbi 4000 apartamente kanë mbetur pa shitur në të gjithë vendin, ndërsa aktiviteti i ndërtimit është tkurrur si pasojë e reduktimit të likuiditeteve. Bankat kanë prerë kreditimiet dhe dërgesat e emigrantëve kanë rënë. Shqetësimet janë bërë prezente në një konferencë të mbajtur sot në Tiranë në ditën e ndërtuesit.

Duke shfrytëzuar këtë aktivitet ndërtuesit gjetën rastin të bëjnë edhe njëherë publike shqetësimet e tyre të vazhdueshme që lidhen me mungesën e partneritetit me qeverinë, mungesën e strategjive për sektorin e ndërtimit, mungesën e planeve rregulluese në qytete por dhe arbitraritetin e administratës tatimore.

Ndërtuesit kërkojnë rregullimet e nevojshme ligjore me qëllim normalizimin e biznesit të ndërtimit. Ata cilësuan shfaqe të mentalitetit të gabuar qeverisës, zbatimin e mjaft ligjeve, vecanërisht ato që lidhen me vendosjen e referencave.
Ndërtuesit i paraqitën qeverisë një paketë masash stimuluese për të lehtësuar biznesin e ndërtimit të goditur nga kriza. (e.n/News24/BalkanWeb)

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen