Sonntag, 15. November 2009

Skelzen Berisha und seine kriminellen Umtriebe mit der Land Mafia und den Drogen Diplomaten



Rrahman Selmanllari, Albanischer Diplomat und Drogen Kurier, als Freund des Lulzim Basha und Skhelzen Berisha
Shqiperi


Miku i Shkëlzen Berishës del pronar në Orikum



VLORE -Skandal me pronat e Orikumit. Pas marrjes së lejes së ndërtimit në zonën bregdetare qëndron Rrahman Selmanllari, shoku i ngushtë i djalit të kryeministrit Shkëlzen Berisha. Sipas dokumenteve të bëra publike dje nga vetë banorët e Orikumit, të cilët kanë pronën në përdorim në bazë të ligjit 7501, një ndër pronarët ndërtues në tokën që po u zaptohet atyre rezulton të jetë Rrahman Selmanllari, personazhi më i lakuar kohët e fundit si shoku i ngushtë i djalit të kryeministrit. Dokumenti tregon qartë se i fundit në listën e 7 personave që kanë nxjerrë lejen e ndërtimit, të mbrojtur tashmë edhe nga Bashkia, figuron edhe emri i Rrahman Selmanllarit, i cili nuk dihet sesi është bërë pronar toke në Orikum.

Banorët e zonës të cilët kanë qenë edhe në protestën e dy ditëve më parë tregojnë se tokën e kanë marrë në përdorim bazuar në ligjin 7501, një ligj konsensual i dy dekadave të para mes PD e PS. “Në kohën e komunizmit, kjo tokë ka qenë kënetë. Dhe kjo është e njohur nga të gjithë. Nuk e dimë sesi dolën këta njerëz si pronarë të kësaj toke, kur ajo nuk ka qenë asnjëherë në pronësinë e askujt, dhe vetëm në vitin 1996, na është dhënë në përdorim ne punonjësve të ish Ndërmarrjes Bujqësore, bazuar në ligjin 7501” thonë banorët. Ata ankohen gjithashtu se çështja ka shkuar edhe në gjykatë, por akuzojnë gjyqtarët e Vlorës për ineficensë, madje edhe zgjatje të procedurave, thjesht për t’i hapur rrugë një ndërtimi të tillë. “Në të gjitha seancat që janë vendosur për t’u bërë, ku ne kemi hedhur në gjyq këta njerëz, asnjëherë nuk janë zhvilluar.
Rrahman Selmanllari nuk dihet sesi e ka gjetur pronësinë në këtë truall dhe më pas, duket qartë se vendimet që duhet të nxirreshin nga bashkia e Orikumit kanë qenë më të thjeshta. Rrahman Selmanllari, është njeriu që përfaqësoi denjësisht kompaninë SAC (amerikane), në tratativat për të marrë fishekët shqiptarë dhe për t’i çmontuar. Emri i tij u përmend për herë të parë në aferën korruptive të Gërdecit, edhe pse prokuroria nuk mori ndaj tij asnjë masë. Kësaj rradhe, shoku i djalit të kryeministrit, duket se është i përfshirë në një aferë tjetër, ndoshta më të vogël se ajo e Gërdecit, por që tani gjendet përballë një grupi më të madh qytetarësh të rebeluar për pronën e tyre.

(d.b/GSH/BalkanWeb)



Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen