Donnerstag, 27. Januar 2011

Endlich nach 10 Jahren verstanden: Europa kapiert, das Tonnen von Heroin täglich im Kosovo zirkulieren

Die Internationalen Schlaumeier stellen doch tatsächlich nun auf einer Internationalen Staatsanwaltschaft Konferenz fest, das im Kosovo täglich Tonnen von Heroin zirkulieren, teilt die Deutsche EULEX Staatsanwältin Gabriele Walentich fest.

Man befürchtet sogar, das der Kosovo das Europäische Kolumbien wird, denn 1998 wurden schon die ersten Kolumbianer festgenommen, welche in Albanien den Koka Anbau aufbauen wollten, wobei die Welthungerhilfe und Paninternational als Hilfs Organisation getarnt, ja Kolumbianer direkt nach Albanien brachten.

So schlau und klug sind unsere Super Experten, Politiker, NATO und UN Häuptlinge (jeder geht mit 20.000 € und mehr pro Monat nach Hause), das man diese vor über 10 Jahre bekannten Tatsachen, nach 10 Jahren schon verstanden hat! Prost Mahlzeit, als Folge einer kriminellen Horde von NATO Politikern, Profil Neurothikern der Aufbauhilfe, korrpten UN Gestalten, welche gerne den kostenlosen Sex Service der Kosovo Mafia entgegennahmen.

10 Jahre, um einfache Dinge zu verstehen!

ZERI

Prosecutors from Balkan countries and Europe thought that discussions were centred on Columbia when they heard a presentation from EULEX prosecutor Gabriele Walentich that tons of heroin circulate in Kosovo every day.

 

Tonelata drogë qarkullojnë në Kosovë?!

Misionit evropian për sundimin e ligjit në Kosovë EUELX, i është përzirë Kosova me Kolumbinë. Prokurorja Gabriele Walentich, në një konferencë ndërkombëtare, ka folur për tonelata drogë që qarkullojnë gjatë ditës në Kosovë. Me këtë rast, dhjetra prokurorë të shteteve të Ballkanit dhe Evropa kanë menduar se po flitet për Kolumbinë, kur kanë dëgjuar prezantimin e prokurores së EULEX-it. Walentich këtë prezantim e ka bërë më 24 nëntor të vitit të kaluar në Dubrovnik të Kroacisë në konferencën: “Masat për parandalimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit”.
Zyrtarë të EULEX-it në Prishtinë kanë mohuar se kanë këto të dhëna dhe ia kanë lënë përgjegjësinë prokurores. Nga ana tjetër Qeveria e Kosovës nëpërmjet zëdhënësit të saj Memli Krasniqi ka kërkuar sqarim nga ky mision, duke i mohuar të dhënat. /Zëri/

Kosova si Kolumbia?

Dhjetëra prokurorë të shteteve nga Ballkani dhe Evropa kanë menduar se po flitet për Kolumbinë, kur kanë dëgjuar prezantimin e prokurores së EULEX-it, Gabriele Walentich, se brenda ditës në Kosovë qarkullojnë katër deri në pesë tonelata drogë të llojit heroinë.
Walentich këtë prezantim e ka bërë më 24 nëntor të vitit të kaluar në Dubrovnik të Kroacisë në konferencën: “Masat për parandalimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit”, të organizuar nga Fondacioni Gjerman për Bashkëpunim Ligjor Ndërkombëtar.
Prokurorja e EULEX-it, kishte qenë e vetmja nga Kosova, derisa nga vendet tjera si Kroacia, Sllovenia, Bosnja, Ukraina, Turqia, Gjermania, Shqipëria, Serbia, Mali i Zi, Bullgaria, Rumania, Maqedonia, Rusia, Kazakistani, Bjellorusia, Moldavia dhe Irlanda, kanë qenë të pranishëm edhe kryeprokurorët shtetërorë.
Por, megjithatë në këtë mes kishte pasur edhe kosovarë, në cilësinë e mysafirëve, kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, Musa Dragusha, një punonjës tjetër i kësaj ode si dhe avokati, Tomë Gashi.
Në ditën e dytë të konferencës, në panel bashkë me prokurorë të vendeve të tjera, është paraqitur edhe Gabriele Walentich me prezantimin e saj disa faqesh. Burime të gazetës “Zëri” brenda misionit EULEX qartësojnë se në datat e mbajtjes së kësaj konference Walentich zyrtarisht gjendej në pushim vjetor, dhe se EULEX nuk ka pasur njohuri për një prezantim të tillë.
Sipas këtij misioni, del se Walentich në Dubrovnik ishte paraqitur “krye në vete”, para përfaqësuesve të 18 shteteve me gjithsej 131 pjesëmarrës. Para kësaj audience, Walentich ka prezantuar se Kosova është në mes të Ballkanit, dhe si e tillë është pikë strategjike për dukuri të paligjshme.
Burimi i krimit të organizuar në Kosovë, sipas prezantimit të saj, një kopje të të cilit e ka siguruar “Zëri”, nis me gërshetimet e ngushta mes politikës, ekonomisë dhe strukturave ndërkombëtare që operojnë në Kosovë.
Tregu në Kosovë, sipas Walentich, është i vogël, prandaj edhe ekzistojnë marrëdhënie të ngushta me krimin e organizuar në Evropën Perëndimore. Këto, sipas prezantimit, manifestohen në kontrabandimin e mallrave të ndaluara, armëve dhe drogës, por edhe të tjerave…

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen