Montag, 14. März 2011

Thirteen Arrested in Albania Oil-Contraband Scheme

14 Mar 2011 / 09:32

Thirteen Arrested in Albania Oil-Contraband Scheme

Several oil businessman, tax officials and customs agents have been arrested in what is believed to be the largest contraband scheme in the country’s history.
Besar Likmeta
Tirana
Albanian police
Albanian police | Photo by : Besar Likmeta
The arrests were ordered by Tirana prosecutors following a six-month investigation into fake exports of diesel residue, called virgin naphtha, and were carried out on Friday and Saturday.

“From the ongoing probe we can prove that large quantities of an oil by-product known as virgin naphtha were traded in the Albanian market from 2007-2009 in contravention of the law and causing damage to consumers,” said the general prosecutor’s office in a statement. 

The thirteen suspects that were arrested have been charged with aggravated fraud, abuse of power, falsifying documents and money laundering.

The investigation follows public accusations about the trade in virgin naphta made by former minister of economy turned whistleblower, Dritan Prifti, who is himself the target of a corruption probe. 


Prifti is charged of active corruption in a separate investigation, after allegedly filming himself sharing a €70,000 bribe with his former deputy. He has denied any wrongdoing.

The oil distillate, virgin, which is produced by Albania’s refiner ARMO, has poor octane quality and is not allowed for sale inside in the country.

However, according to prosecutors, two oil trading companies armed with false documents and the complicity of tax and customs officials faked the export of the virgin naphtha, while selling it at local pump stations as car fuel.

Through the scheme the two companies, Euroil Sh.a and Fisheku Sh.a, pocketed an estimated €40 million in un-paid excise duties and value-added tax by selling the extremely poor quality fuel, prosecutors allege.

If the prosecutor’s charges hold in a court of law, the fraud would the largest financial crime ever discovered in Albania.


alte Tradition: die Albanischen Polizei Direktoren, sind die Organisatoren der Mafia: Agron Kulici

Ein weiterer Ex-Minister gibt Auskunft, ueber die Politischen Verbrecher Kartelle; wichtig ist die Nichte von Salih Berisha: Shpresa Breçani, welche die Firmen Gruendungs Urkunden, aehnlich wie Argita Berisha ausarbeitete.
Gerichts Verfahren, werden abgewaehrt, indem man Diplomaten Jobs an korrupte Richter gibt, wie Shpresa Becaj! max. werden unbedeutende Geldstrafen verhaengt.
http://balkanblog.org/2011/01/17/europas-corruptions-judge-nr-1-head-of-albania%E2%80%99s-supreme-court-shpresa-becaj/
Ish-zv.ministri i METE, Pajtim Bello: Qeveria, koka e trafikut të naftës virxhin
Arben Rrozhani | 14/03/2011
“Peshkaqenët e mëdhenj e të egër nuk janë prekur dhe kur themi se në këto afera janë vetë anëtarët e qeverisë kemi të drejtë. Pjesëmarrja e anëtarëve të qeverisë në aferat korruptive nuk është një perceptim publik apo gazetaresk. Është një realitet i provuar më shumë se një herë, ashtu si edhe në rastin në fjalë”.
Pajtim Bello, ish-zv.ministër i METE-s thotë në një intervistë për gazetën “Shekulli” se koka e trafikut të karberanteve është në zyrat e qeverisë shqiptare, siç edhe ka ndodhur në skandale të tjera korruptive.
“ARMO si ish-kompani me kapital shtetëror nuk mund të kryente këtë veprimtari pa u vënë re nga pronari shtet që përfaqësohej nga Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës? Përgjigja është kategorike një “JO” e madhe. Që kjo nuk mund të ndodhte pa dijeninë dhe mbrojtjen e këtij ministri, e provoi ish-ministri Dritan Prifti, i cili që në nisje të detyrës së vet e konstatoi dhe e denoncoi këtë megskandal”-thotë z. Bello.
Ju si ish-zv/ministër i METE-s, si do ta komentonit skandalin me naftën e papërpunuar?
Afera dhjetra miliona eurosh, e quajtur “Nafta Virxhin”, ngjan me nje cunam korruptiv me përmasa gjigande dhe me goditje shumëplanëshe ndaj shoqërisë shqiptare, ndaj institucioneve të vendit, ndaj komunitetit të biznesit dhe ndaj të gjithë qytetarëve. U desh të vërshonte ky cunam, që mbas tërheqjes së ujrave të nxirrte para shqiptarëve lakuriqësinë e babëzisë, faqen e zezë të paturpësisë dhe mbi të gjitha ndërveprimin institucional e politik të strukturave shtetërore, të bizneseve e bisnesmenëve të bërë njësh me politikën dhe mbi të tëra tu provonte edhe njëherë shqiptarëve se korrupsioni është i fortë, është kthyer në superinstitucion që ka për partner strukturat më të larta shtetërore dhe më së pari Qeverinë Shqiptare.
Pse akuzoni qeverinë, kur për këtë kontrabandë janë arrestuar biznesmenë apo nëpunës të shtetit?
Në emrat e të arrestuarve të deritanishëm për aferën “Nafta virxhin” janë emra biznesmenësh që njihen si militantë të shquar të Partisë Demokratike, sponsorizues të fushatave zgjedhore të saj dhe miq të politikanëve të lartë të kësaj partie. Kështu ka ndodhur edhe në raste të tjera, por emrat nuk janë bërë publike për lloj-lloj arsyesh. Një gjë duhet të kuptojmë ne shqiptarët, që këta biznesmenë i kanë bërë sponsorizimet me paratë që na kanë vjedhur neve, i kanë korruptuar strukturat qeveritare po me lekët tona, kanë luajtur ping-pong me paratë që na kanë grabitur neve, natyrisht në bashkëpunim me strukturat shtetërore.
Kur them në bashkëpunim me strukturat shtetërore nuk e kam fjalën për nëpunësit e rangut të ulët të cilët arrestohen rëndom në këto raste. Padyshim se peshkaqenët e mëdhenj e të egër nuk janë prekur dhe kur themi se në këto afera janë vetë anëtarët e qeverisë kemi të drejtë. Pjesëmarrja e anëtarëve të qeverisë në aferat korruptive nuk është një perceptim publik apo gazetaresk. Është një realitet i provuar më shumë se një herë, ashtu si edhe në rastin në fjalë.
Si funksionon skema e bashkëpunimit korruptiv mes qeverisë dhe biznesmenëve?
Unë do të pyesja, si mund të koordinojnë në mënyrë kaq perfekte disa insitucione shtetërore të rëndësishme dhe të kryejnë këtë megaskandal në tre vjet rrjesht, pa pasur bekimin dhe mbrojtjen e titullarëve më të lartë të institucioneve të tyre? ARMO si ish-kompani me kapital shtetëror nuk mund të kryente këtë veprimtari pa u vënë re nga pronari shtet që përfaqësohej nga Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës? Përgjigja është kategorike një “JO” e madhe. Që kjo nuk mund të ndodhte pa dijeninë dhe mbrojtjen e këtij ministri, e provoi ish-ministri Dritan Prifti, i cili që në nisje të detyrës së vet e konstatoi dhe e denoncoi këtë megaaferë.
Po kështu mund të shtrojmë pyetjen logjike se a mund që organi i tatimeve dhe i doganës të koordinonin së bashku një veprimtari perfekte, duke falsifikuar praktika e shkresa në një numër të madh, pa dijeninë e mbrojtjen ministrave të vetë? Jo se jo! Është po kaq e kuptueshme se të tre institucionet e sipërpërmendur nuk mund t’i shpëtonin syrit dhe kontrollit të Ministrisë së Rendit, pra siç duket kjo ministri është në tavën e qelbur të këtij korrupsioni. Këtë e denoncoi ish-ministri Prifti dhe arsyetimi të çon se kjo ministri duhet të ketë pjesën e luanit në këtë vjedhje të madhe që i është bërë buxhetit të shtetit dhe shqiptarëve veç e veç.
Që të gjitha këto ministri kanë kryer një veprimtari korruptive të bashkërenduar duket qartë për këdo, por edhe vetë ministritë na i provuan një gjë të tillë. Kur u denoncua skandali, ministrat, përmes zëdhënësve të tyre, mohuan gjithçka, bile pati edhe nëpunës të lartë si Drejtori i Përgjithshëm i Doganave që deklaroi se pas një kontrolli administrativ nuk rezultonte të ishin kryer praktika të tilla korruptive!..E pra titullarët nxituan të mohojnë gjithçka dhe si struci futën kokën në rërë, duke u fshehur për disa muaj.
Është shumë e rëndë për një qeveri, kur provohet se institucionet e saj janë koordinuar në mënyrë perfekte në një megaskandal korruptiv. Duke qenë se kjo nuk i ngjet për herë të parë kësaj qeverie rëndesa bëhet plumb dhe jo plumb pushke, por predhë atomike. Dhe tek ne kjo ka ndodhur. Institucionet kanë një koordinim perfekt në kryerjen e veprimtarisë korruptive. Ky koordinim manifestohet që në nisje të një skandali korruptiv të caktuar dhe deri në mbrojtjen e fajtorëve para drejtësisë dhe popullit. Kujtoni sa mirë ishte bashkërenduar veprimtaria në goditjen vdekjeprurëse që shteti i dha ish-kompanisë ajrore “Albatros”, ku në mbrojtje të paudhësive antiligjore doli vetë Kryeministri.
Këtë mund të themi për megaskandalin në “Rrugën e Kombit”, ku kryeministri me një shpurë ministrash e deputetësh mbrojtën veprimtarinë korruptive që groposi qindra milionë euro të buxhetit të shtetit dhe të xhepave të shqiptarëve. Është e rëndë të kujtosh se si institucionet, ministrat dhe deputetët shtrënguan radhët rreth kryeministrit për të mohuar çdo lloj përgjegjësie për ngjarjen e Gërdecit dhe sot kjo çështje gati po shuhet. Një përgjegjës kryesor për Gërdecin është ministër dhe të tjerë presin të gradohen së shpejti! Kështu ka ndodhur e po ndodh në disa praktika të tenderave për konçensionet në burimet energjetike, në tenderat për fonde e pasuri publike, por për të mos u zgjatur kthemi tek mega afera korruptive “Nafta Virgin”.
Mbasi plasi bomba, ministrat dhe kryeministri po bëjnë të pa diturin. Ata po heshtin duke dashur të na thonë se kjo është një aferë e bërë nga ca nëpunës të nivelit të ulët. Ne nuk kemi përse të çuditemi kur këta shtetarë t’i kërkojnë ligjit që të mos falë askënd!..I kemi dëgjuar të flasin kështu edhe herë të tjera. Qetësia e tyre tani dhe dalja nëpër ekrane është vrastare, është shkatërruese për shoqërinë dhe shtetin shqiptar.
Kjo lloj sjellje e stilit mafioz nuk duhet të tolerohet më nga populli dhe me sa duket një fund po përvijohet. Ky fund do të pastrojë politikën dhe administratën nga kjo farë e keqe, nga ky llum që po na mbulon e po na mbyt të tërëve. Të presim e të shpresojmë dhe të mos lodhemi duke u përballur me këtë front korrupsioni që ka marrë përmasa gjigande. Shpëtimin do ta sjellim vetë ne dhe të mos e presim nga askush. Me shumë vendosmëri, me shumë qytetari, me shumë kurajo civile dhe me siguri do ta fitojmë betejën.
Desha të kalojmë te një pikë tjetër e nxehtë, për xhepat e shqiptarëve, që ka lidhje edhe me temën e mësipërme, siç është rritja e pandalshme e çmimeve, jo vetëm të karburanteve. Për ju si ish-zëvendësministër, rritja e çmimeve është spekulim apo e bazuar në zhvillimet ekonomike në botë?
Kam mendimin se rritja e çmimeve nuk lidhet vetëm me zhvillimet ekonomike botërore. Më së pari lidhet me zhvillimin ekonomik të vetë vendit tonë, nga shkalla e plotësimit të kërkesës me mallrat e prodhuara në vend dhe ato nga importi, ku mund të themi se ne jemi të dominuar nga mallrat e importit. Në këtë aspekt duket sikur zhvillimet botërore ushtrojnë ndikim të madh dhe të pashmangshëm.
Kjo i vjen për shtat institucioneve shtetërore, që shpesh deklarojnë se në ekonominë e tregut çmimet janë peng i kërkesë-ofertës dhe i referohen vetëm zhvillimeve ekonomike botërore. Nuk duhet të harrojmë se në ofertë ndikojnë një sërë faktorësh si niveli i prodhimit në vend, situata monopol në treg për disa mallra bazë, monitorimi i tregut, kontrolli mbi abuzimet në çmimet e mallrave, niveli i varfërisë në vend, fuqia blerëse që ka të bëjë me kërkesën etj., probleme që janë jashtë vëmendjes së Qeverisë apo institucioneve të tjera shtetërore.
Pse në Shqipëri reflektohet vetëm rritja, por jo ulja e çmimeve, siç po ndodh prej vitesh si me karburantet?
Ekonomia e çdo vendi ka një sistem imuniteti, shkalla e veprimit të të cilit varet nga natyra dhe fuqia e sistemit ekonomik të këtij vendi. Modeli ekonomik që ne kemi ndertuar në këto vite tranzicioni nuk ka asnjë farë imuniteti për tregun dhe kjo për sa i përket konsumatorit. Konsumatori tek ne është në mëshirën e fatit. Kjo vjen për disa arsye po unë do të nënvizoja mungesën e prodhimit të mallrave në vend, mungesën e vëzhgimit të tregut nga institucionet shtetërore, abuzivizmin e përbashkët shtet dhe shoqëri tregtare në kurriz të konsumatorit etj..
Pikërisht për këto arsye dhe të tjera ndodh që në vendin tonë çmimet zënë herë pas here nivele të larta dhe nuk njohin tërheqje mbrapa, sidomos kjo në disa mallra si energjia elektrike, karburantet, buka, mielli dhe nënproduktet e tij, sheqeri, vaji, orizi etj.. mallra që krijojnë listën bazë të konsumit për popullatën.
Sa ndikon te rritja e çmimeve monopoli i krijuar për disa mallra të konsumit të përditshëm?
Problemi i monopoleve është shumë prezent, është veprues në disa fusha të tregut dhe vjen duke e shtrirë gjithandej duke pushtuar të gjithe tregun e mallrave. Kjo duket në shërbimet e telefonisë ku edhe pse është thyer monopoli shtetëror është krijuar monopoli privat i kompanive që operojnë në treg. Situata monopol vërehet në furnizimin me energji elektrike ku shteti monopolin e transferoi nga duart e veta në një kompani private.
E njëjta situatë monopol po vepron edhe në tregun e karburanteve, ku çmimet kanë njohur rritje shumë të madhe. Monopoli është shtrirë në tregun e mallrave bazë si në furnizimin me grurë, me miell, me sheqer, oriz, fruta perime etj. Situata monopol në treg është prezent kudo dhe vjen duke u fuqizuar, sepse monopolet janë nën mbrojtjen e politikës qeveritare.
***************
TIRANË - Ka tortë fitimesh kolosale, po ka edhe “qershi mbi tortë”. Dy kompanitë e tregtimit të hidrokarbureve “Euroil” sh.a. dhe “Fisheku” sh.a. dhe që kishin ekskluzivitetin e shitjes së mbetjeve të naftës së përpunuar e njohur si “Vergine” jashtë Shqipërisë, përveç se e përzienin dhe shisnin në pika të ndryshme të karburanteve si naftë të cilësisë së mirë, duke fituar nëpërmjet mashtrimit, përfitonin nga ana tjetër edhe rimbursim nga TVSH-ja për eksportin fiktiv të saj.
Hetimi pesëmujor i Task-Forcës ka zbuluar se dy kompanitë e të arrestuarve Hajri Elezaj dhe Iliaz Fisheku nga mbetja “Vergine” kishin përfitim të dyfishtë. Nga një anë, pwrfitimi nga përzierja e kësaj mbetjeje me naftën cilësore dhe shitjen e saj me çmim tregu në pika të ndryshme të karburanteve dhe nga ana tjetër përfitimi nga rimbursimi i TVSH-së, pasi sasia e “Vergine”-s që nxirrej nga rafineritë e “Armos”, “në letra” figuronte e eksportuar jashtë Shqipërisë.
Sipas të dhënave të grupit hetimor, mësohet se rreth 50 mijë tonë mbetje të naftës me emrin “Verigne” janë shitur ne tregun e brendshëm me çmimin e naftës së cilësisë së mire. Por këto fitime me mashtrim nuk paskan mjaftuar. Nga ana tjetër, dy kompanitë private janë rimbursuar nga shteti me mbi 1 milion euro TVSH për eksportin e llumit, pra “Vergine”-s, eksport i cili në fakt nuk është kryer kurrë.
“Nga hetimet e kryera dhe raporti i ekspertëve, rezulton se mbi 50 mijë tonë mbetje “Vergine” është tregtuar brenda territorit të Shqipërisë, në kundërshtim me ligjin dhe në dëm të konsumatorëve, duke e paraqitur atë si benzinë të pastër për konsum. Por jo vetëm kaq. Pas dokumentacioneve fiktive për gjoja eksport të “Vergine”-s, që plotësoheshin në pikat doganore të Vlorës, Durrësit dhe Tiranës kompanitë “Euroil” sh.a. dhe “Fisheku” sh.a. pajiseshin me një vërtetim. Këtë vërtetim ku thuhej se X sasi është eksportuar jashtë bashkë me dokumentacione të tjera false, përfaqësuesit e dy kompanive e dorëzonin në Drejtorinë e Tatim Paguesve të Mëdhenj, të cilët e rimbursonin me 20 % të vlerës së “mallit të eksportuar”.
Vetëm nga këto rimbursime, sipas akt-ekspertimit kontabël dy kompanitë “Euroil” dhe “Fisheku” kanë përfituar, sipas burimeve të prokurorisë, një shumë mbi 1 milion euro, veç fitimeve të mëdha nga mashtrimi në kurriz të qytetarëve. “Madje, kjo sasi parash, nga tatimet i është kthyer në para kesh në dorë dhe jo siç ndodh rëndom që t’i konsiderohet taksë e paguar për periudhën pasardhëse”, - thuhet nga prokuroria.
Sipas të dhënave të hetimeve, zbulimi i sasisë së mbetjes “Vergine” që është nxjerrë nga rafineritë e “ARMO-s” është identifikuar nga shkresat e marra në këtë kompani nga hetuesit e çështjes. Nga verifikimi i tyre me dokumentacionet dhe vërtetimet në pikat e doganës, rezultonte se sasia e marrë nga “ARMO” nuk eksportohej e gjitha, por një pjesë fare e vogël e saj. Ndërkaq, nga ana tjetër rezulton se përzierja e mbetjes “Vergine” me naftën cilësore bëhej në magazinat e kompanive “Euroil” dhe “Fisheku” me qendër në Golem të Durrësit dhe në Fier, nga ku më pas niseshin botet me naftë dhe shpërndaheshin në pika karburantesh për tregtime me pakicë, ku furnizohen qytetarët shqiptarë.
Dy të arrestuarit e djeshëm shoferët Gazmend Serjani dhe Fadil Abdurrahmani, një person shpallet në kërkim
Policia e kryeqytetit, ka arrestuar në orët e hershme të mëngjesit të djeshëm edhe dy persona për llogari të hetimeve për skandalin e nënproduktit të naftës të njohur me emrin “Vergine”, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim. Dy të arrestuarit quhen Gazmend Serjani dhe Fadil Abdurrahmani dhe janë shoferë botesh. Edhe për dy të arrestuarit dhe të tretin që është shpallur në kërkim, Gjykata e Shkallës së Parë në kryeqytet, dy ditë më parë me kërkesë të Prokurorisë ka vendosur në mungesë masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj tyre, si të përfshirë në skandalin e naftës “Vergine”.
Sipas prokurorisë, në ditët në vazhdim pritet edhe arrestime të tjerë për këtë skandal, pasi rrjeti i personave që kishin dijeni dhe kanë përfituar nga ky mashtrim është më i gjerë.
Elezaj, takime të shpeshta në zyrën e Kuliçit
Hajri Elezaj, biznesmeni kuksian i arrestuar parmbrëmë me urdhër të Prokurorisë, është mik i familjes së Berishës dhe i nëndrejtorit të policisë Agron Kuliçit. Ka sponsorizuar PD-në që prej 2005-s, ndërsa bashkëshortja e tij është parë në fushatë me Topallin. Ka fituar tenderin për furnizimin me naftë të gjithë institucioneve shtetërore, ndërkohë që uji i tij “Lajthiza” gjendet mbi tavolinën e ministrave gjatë mbledhjeve të qeverisë.
Me kërkesë të dy prokurorëve të çështjes, gjyqtari i gatshëm i masave pranë Gjykatës së Shkallës së Parë ka caktuar që paraditen e së enjtes në mungesë masat e sigurisë “arrest me burg” për të dyshuarit, dhe pas kësaj, vendimet janë ekzekutuar nga Policia.
Skema e kontrabandës shtetërore e naftës e denoncuar nga ish-ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti, ka sjellë edhe krisjen e parë të tij me S. Berishën. Kur Prifti kërkoi takim me Berishën dhe nisi t’i fliste për kontrabandën e naftës kryeministri ka kërkuar që i pranishëm të ishte edhe ministri i Financave, Ritvan Bode. Në bisedë ish-ministri i Ekonomisë i ka thënë kryeministrit se në kontrabandën e naftës ishte implikuar Agron Kuliçi, nëndrejtor i Policisë së Shtetit. Pas kësaj, Berisha i ka kërkuar ministrit të Financave, Ritvan Bode që këtë çështje “ta shikonte me prioritet të madh”. Me këtë fjali është mbyllur edhe takimi mes Berishës, Bodes dhe Priftit. Por kanë qenë vetëm llafe. Sepse pas kësaj bisede, çdo gjë ka vijuar si më parë, asgjë nuk ka ndryshuar.
Kur Prifti nisi të denonconte publikisht, fillimisht Berisha ka mohuar bisedën me Priftin dhe Boden për kontrabandën e naftës, por pas publikimit të dokumenteve, nuk ka pasur më asnjë reagim.
Burime të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë pohojnë se z. Elezaj ishte një vizitor i shpeshtë në zyrën e z. Kuliçi, në këtë drejtori, madje trau i postbllokut ngrihej pa kontroll dhe me përshëndetje ushtarake, kur duhej të kalonte makina e tij. Takimi i fundit mes tyre në zyrën e Kuliçit është zhvilluar vetëm tri ditë para se Prokuroria të lëshonte urdhër-arrestet.
TË ARRESTUARIT E DERITANISHËM:
11 të arrestuar pardje
Hajri Hajredin Elezaj
pronari i kompanisë “Euro-oil” sh.a., njëkohësisht dhe anëtar i konsorciumit “US Balkan Capital Fund Inc., “Euroil sh.a.” and “NSF Partners & Vitol Group” si dhe pronari i stabilimentit të ujit “Lajthiza” me qendër në Qafë Mali të Kukësit.
Ilias Isa Fisheku administrator i kompanisë “Fisheku” sh.a.
Martin Ilias Fisheku, (djali i Ilias) ndihmës administrator i kompanisë “Fisheku” sh.a.
Bajram Isa Fisheku, (vëllai i Ilias) ndihmës administratori i kompanisë “Fisheku” sh.a
Dashamir Veiz Kasaj, specialistë dhe kontrollor i tatimpaguesve të mëdhenjtë të TVSH-së pranë Tatimeve
Edmond Kaso Ferraj, doganier vlerësues dhe fizik në doganën e Vlorës
Flamur Rexhep Merkaj administrator i një pike karburanti
Vladimir Kilo Koteci shofer
Gani Llazar Prence shofer
Reshat Hamza Aleksi magazinier
Kadri Rakip Hajredini magazinier
2 të arrestuar dje
Gazmend Serjani, shofer
Fadil Abdurrahmani, shofer
Në kërkim
1 person
SHKURT AFERA
Lidhjet politike
Të dy kompanitë kanë përdorur lidhjet politike për t’u favorizuar dhe për të arritur në këtë nivel të trafikut të naftës brenda vendit. Kompania e parë Euroil sh.a është themeluar nga Arian Tartari, burri i Albana Vokshit dhe Hajri Elezi, një biznesmen që njihet edhe si prodhues i ujit Lajthiza me fitoren e PD ai u fut dhe në tregun e naftës, kryesisht në shitje-blerjen e naftës vergine nga ARMO, në atë kohë pronë shtetërore. Është interesant fakti se Tartari bashkëjetues me Vokshin, ka qëndruar pronar i kësaj kompanie deri në vitin 2007, ndërkohë që kunata e tij Mimoza Vokshi ka qenë në atë kohë Presidente e Bordit të ARMO, pra i bie që t’i ketë shitur kunatit të vet natën vergine. Më 2007-ën, Tartari largohet, pasi lidhet me kanadezët e “Stream Oil” dhe ia shet aksionet një qytetari nga Durrësi.
Mbesa e Berishës
Detaji i dytë që afron këtë kompani me pushtetin është studioja e ekspertes kontabël që është sërish Shpresa Breçani, mbesa e kryeministrit Berisha, emri i së cilës shfaqet në gjithë kompanitë e privilegjuara nga pushteti. Nuk kemi ende ndonjë të dhënë mbi cilësinë e auditit të këtyre kompanive, por, siç veprohet rëndom, emra të tillë përdoren si imunitet ndaj kontrolleve tatimore dhe gjobave që tatimet vënë mbi bizneset. Fisheku është një kompani e njohur me bazë në Fier. Kanë qenë të lidhur me të majtën në Fier dhe kryesisht zyrtarë socialistë. Pas vitit 2005 janë afruar me njerëz të Berishës, kryesisht me një botues të një gazete të vogël proqeveritare, i cili ka shërbyer shpesh si negociator për të zbutur probleme të tyre. Epërsia e tyre në treg është rritur ndjeshëm vitin e fundit………….
http://www.shekulli.com.al/2011/03/14/kontrabanda-e-naftes-akuza-nis-7-leter-porosi.html

1 Kommentar: