Samstag, 18. Juni 2011

66 Jahre Haft, für eine hoch kriminelle Schleuser Truppe aus dem Kosovo

Vor dem Gericht in Phristina, ging der Prozess zu Ende, gegen eine der kriminellen Schleuser Banden aus dem Kosovo, welche den Tod von 15 Menschen verursachten im Herbst 2009!



Vorgeschichte: 15 Kosovaren ertrinken beim Versuch, einen Fluss zu überqueren !


Mbytja e 15 kosovarëve në lumin Tisa, 66 vjet burg trafikantëve

Gjykata e Qarkut në Prishtinë shpalli fajtorë shtatë shqiptarë të akuzuar për veprën penale të trafikimit të njerëzve në ngjarjen e rëndë të ndodhur në lumin “Tisa”.
Shpëtim Ademajt i është dhënë dënimi me 17 vjetësh burgim, si dhe 200 mijë euro gjobë; Avni Hajdari – 19 vjet burg dhe 250 mijë gjobë; Ismail Krapi dhe Shaip Selmani do të mbajnë nga 8 vjet; Fatmir Pajaziti – 7 vjet; Xhemail Halilaj është dënuar me dy vjet burgim – me kusht dhe Blerim Ademaj me 5 vjet burgim.
Rabit Ajvazi është liruar nga akuzat. Familjarët e viktimave thanë se edhe dënimi me burgim të përjetshëm nuk ua kthen të dashurit, që u mbytën në lumin Tisa, kur po përpiqeshin të kalonin me barkë përmes lumit Tisa për të arritur nga Serbia për në Hungari, e për të vazhduar pastaj në vendet tjera evropiane.
Sipas aktakuzës që ishte ngritur nga Prokuroria Speciale e Kosovës, në natën mes 14 dhe 15 tetorit të vitit 2009, një grup prej 18 kosovarësh ishte trafikuar dhe kishin pësuar derisa po kalonin me barkë përmes lumit Tisa ndërmjet Serbisë e Hungarisë.
Emigrantët, sipas aktakuzës të përfaqësuar nga prokurori special Besim Kelmendi, ishin dërguar në atë pjesë nën organizimin e një grupi ndërkombëtar kriminal, përkatësisht nga një rrjet që merret me trafikimin e qenieve njerëzore. Nga mbytja e 18 shtetasve vetëm tre prej tyre kanë mbijetuar.

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen