Energie
Weiter Streit um Stromleitung Albanien - Kosovo
Lajm9 Mar 2017
Linja e Interkonjeksionit Shqipëri – Kosovë e bllokuar pa afat nga Beogradi
Afati i përcaktuar për Serbinë, 31 dhjetori 2016, u shkel dhe Serbia nuk pritet të ketë pasoja nga kjo shkelje, ndërsa Shqipëria dhe Kosova po paguajnë rreth 70 milionë euro kredi për një linjë interkonjeksioni që nuk ka funksionuar asnjë ditë.
përurua me fanfara në prani të dy kryeministrave dhe shumë zyrtarëve të tjerë qershorin e kaluar, pas shumë vitesh vonesash në projektim dhe ndërtim, por mosmarrëveshjet politike të Serbisë me Kosovën e bëjnë të pamundur vënien në punë të kësaj linje duke shkaktuar humbje të konsiderueshme për operatorët e transmetimit si dhe duke bllokuar zhvillimin e tregut të përbashkët të energjisë mes Shqipërisë e Kosovës dhe më gjerë, tregun e përbashkët të të gjithë Ballkanit.
Zëvendësdrejtori i Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë në Vienë Dirk Buschle i tha BIRN se problemi është politik dhe jo teknik dhe se aktualisht nuk shihet një rrugëzgjidhje.
“Kjo linjë nuk mund të vihet në punë. Ky është një problem politik dhe ne nuk jemi të lumtur për këtë. Çështja do të shtrohet sërish për diskutim në Samitin e Triestes në Korrik 2017”, tha Buschle.
Sekretariati i Komunitetit të Energjisë me qendër në Vienëështë organizata ndërkombëtare që koordinon dhe mbikëqyr zbatimin e Traktatit të Athinës, traktat i miratuar në vitin 2015 përmes të cilit, vendet e Bashkimit Europian dhe vendet e Ballkanit e të rajonit të Detit të Zi, kanë rënë dakord të krijojnë një treg të përbashkët për energjinë, si pjesë e procesit të integrimit të rajonit tonë në tregun e përbashkët Europian.
Engjëll Zeqo, drejtor i Operatorit të Transmetimit të Energjisë, (OST) kompanisë publike që ka nën pronësi linjat e tensionit të lartë, tha se kompania e tij ka humbje vjetore në të ardhura të munguara prej së paku 500 mijë eurosh nga mosvënia në punë e kësaj linje ndërkohë që edhe plani për optimizimin e operimit të sistemit të energjisë së Kosovës dhe të Shqipërisëështë bllokuar për shkak të linjës...
https://www.reporter.al/linja-e-interkonjeksionit-shqiperi-kosove-e-bllokuar-pa-afat-nga-beogradi/
Linja e interkonjeksionit të energjisë elektrike që lidh Shqipërinë dhe Kosovën u
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen