KFOR: Verkehrsunfall im Kosovo
Berlin/Prizren, 27.08.2013, Einstellzeit: 18.20 Uhr.
Am 27. August gegen 6.50 Uhr mitteleuropäischer Sommerzeit (MESZ)
ereignete sich vier Kilometer nördlich von Orahovac ein Verkehrsunfall
ohne Fremdbeteiligung, bei dem sich ein Fahrzeug vom Typ Wolf des
deutschen Einsatzkontingents KFOR überschlug.
Das Einsatzgebiet der Kosovo Force (Quelle: Bundeswehr)Größere Abbildung anzeigen
Die vier beteiligten deutschen Soldaten wurden dabei leicht verletzt
und zur weiteren Behandlung ins Einsatzlazarett in Prizren gebracht.
Der Vorfall wird untersucht.
Stand: 17.57 Uhr
Ansprechpartner für die Presse: Einsatzführungskommando der Bundeswehr
bundeswehr.de: KFOR: Verkehrsunfall im Kosovo
Ushtarët e UÇK-së, akuza ndaj Lulzim Bashës dhe Argita Berishës
Postuar më:
3 Qershor, 2013 tek
Kopertina
Pas arrestimit të 5 luftëtarëve të UÇK-së në
Kosovë katër ditë më parë, disa ish-drejtues dhe luftëtarë të UÇK-së
kanë nisur një grevë urie, për të kundërshtuar keto arrestime që sipas
tyre janë flagrante. Por ajo ç’ka bie në sy është fakti se grevistët
kanë drejtuar një kërkesë ndaj EULEX-it , ku dosjet e hartuara për
shokët e tyre i quajnë shpifje dhe sajesa, ndërsa si autorë të këtyre
dosjeve kanë përmendur ndër të tjerë dhe emrat e Lulzim Bashës dhe
Argita Berishës. I kanë përmendur duke I quajtur kioslingë madje.
Arrestimet në Kosovë të ish luftëtarëve të UÇK-së, kanë shkaktuar shumë
polemika dhe reagime. Të arrestuar janë shtetasit Sami Lushtaku, Sahit
Jashari, Jahir Demaku, Zeqir Demaku, Hysni Thaçi. Mediet kosovare bëjnë
me dije se Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë dhe ndaj Sylejman
Selimit, ambasador i Kosovës në Shqipëri, Fadil Demakut, deputet në
Kuvendin e Kosovës nga radhët e PDK-së, Sami Lushtaku, kryetar i Komunës
së Skenderajt, Shtilli -truproja i kryeministrit Hashim Thaçi, Sabit
Gecit, Sahit Jasharit, Ismet Haxhës e disa të tjerëve. Arrestimet dhe
akuzat e ngritura ndaj disa prej luftëtarëve më të spikatur të UÇK-së,
kanë bërë që të nisë dhe greva e urisë e kolegëve të tyre, kjo grevë
udhëhiqet nga Ibrahim kelmendi, i cili ka qenë dhe një ndër themeluesit e
LPK-së, e cila është Lëvizja që më pas themeloi UÇK-në.
Deklarata
“Për shkak të burgosjes së mbrëmshme të ish-komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,
ambasadorit të Republikës së Kosovës në Shqipëri, z. Sylejman Selimi, kryetarit të komunës së Skënderajt, z. Sami Lushtaku dhe të tjerëve vendosëm të hymë në grevë të urisë për të shpreh protestën tonë kundër kësaj padrejtësie flagrante.
Burgosja e ish-komandantëve është edhe një tentim për të kompromentuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe luftën e saj çlirimtare. Kot përpiqen demagogët për të mashtruar qytetarët me shpjegime se këto raste janë individuale…”, kanë deklaruar grevistët. Më pas, ata janë shprehur se akuzat janë jo vetëm të montuara por kanë ofruar dhe emrat e hartuesve të tyre, mes të cilëve spikat emri i Lulzim Bashës dhe i Argita Berishës.
“Duke mos u zgjatur me arsyetime të përcaktimeve shoviniste e hakmarrëse të prokurorit Salustro, kërkojmë që EULEX-i të ta largoi atë nga EULEX, sepse ai tashmë e ka komprometuar rëndë misionin e EULEX-it. Ka kohë që përflitet se serbofili Salustro sikur përzgjedh vetëm lëndët kundër ish-komandantëve të UÇK-së, që i kanë përgatitur organet neofashiste të Serbisë, me sajesa edhe të kuislingëve të tyre shqiptarë, gjoja si ekspertë, siç ishin Fadil Syleviqi, Lulzim Basha, Argita Berisha- Malltezi etj. Por kjo nuk arsyeton që vetëm atyre lëndëve t’u jepet prioritet”, shkruhet në deklaratën e grevistëve.
Deklarata e plotë e grevistëve
(Prishtinë, 01.06.2013) Për shkak të burgosjes së mbrëmshme të ish-komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ambasadorit të Republikës së Kosovës në Shqipëri, z. Sylejman Selimi, Kryetarit të Komunës së Skenderajt, z. Sami Lushtaku dhe të tjerëve, vendosëm të hymë në grevë të urisë për të shpreh protestën tonë kundër kësaj padrejtësie flagrante. Burgosja e ish-komandantëve është edhe një tentim për të kompromentuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe Luftën e saj çlirimtare.
Kot përpiqen demagogët për të mashtruar qytetarët me shpjegime se këto raste janë individuale… Për këdo që kupton funksionimin e sistemit të drejtësisë, e dinë se rastet që hetohen e shqyrtohen kanë një si prioritet. Prokurori i EULEX-it, Z. Salustro, po dëshmohet se po sundohet nga paragjykimet shoviniste ndaj shqiptarëve, respektivisht ai është i përcaktuar për hakmarrje kundër Luftës sonë çlirimtare; deri tani nuk kemi dëgjuar që ai të ketë bërë qoftë edhe një padi kundër kriminelëve serbë, që kanë vrarë mbi 10 mijë shqiptarë, që kanë përdhunuar mbi 20 mijë femra shqiptare, që kanë djegur mbi 100 mijë shtëpi në Kosovë… Duke mos u zgjatur me arsyetime të përcaktimeve shoviniste e hakmarrëse të prokurorit Salustro, kërkojmë që EULEX të ta largoi ate nga EULEX, sepse ai tashmë e ka komprometuar rëndë misionin e EULEX-it.
Ka kohë që përflitet se serbofili Salustro sikur përzgjedh vetëm lëndët kundër ishkomandantëve të UÇK-së, që i kanë përgatitur organet neofashiste të Serbisë, mesajesa edhe të kuislingëve të tyre shqiptarë, gjoja si ekspertë, siç ishin Fadil Syleviqi, Lulzim Basha, Argita Berisha- Malltezi etj. Por kjo nuk arsyeton që vetëm atyre lëndëve t’u jepet prioritet.
Nga Qeveria e Kosovës kërkojmë që urgjentisht të kërkojë nga Brukseli që të shqyrtojë profesionalizmin e prokurorit Salustro dhe ta suspendoi nga EULEX-i. Tashmë janë bërë bajat prononcimet se gjyqësia është e pavarur dhe politika nuk duhet të përzihet. Fatkeqësisht ka shumë raste, jo vetëm në Kosovë, kur në institucionet e drejtësisë depërtojnë edhe hetues, prokurorë e gjyqtarë jo profesionalist, shovinistë, racistë, të korruptuar, prandaj ndaj të tilla rasteve kudo reagohet. Urojmë që EULEX të angazhohet menjëherë për rikthim të reputacionit, që të mos i zhgënjejë dhe të mos i provokoj edhe më shumë qytetarët e Kosovës. Nga EULEX-i mirëpresim që të angazhohet drejtësisht, ndershmërisht dhe energjikisht, për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin në Kosovë, gjithsesi edhe krimet e Luftës, por jo vetëm krimet e dyshuara e të montuara (edhe me dëshmitarë të përgatitur) të shqiptarëve. Si ish-pjesëtarë të UÇK-së, shpresojmë të mirëkuptohemi për formën që kemi zgjedh për të demonstruar hidhërimin tonë kundër angazhimeve tendencioze e hakmarrëse të prokurorit Salustro për të kompromentuar Luftën tonë të drejtë çlirimtare. Urojmë që edhe ish kuislingët shqipfolës të neofashizmit serbomash të mos bëhen tifozë të kësaj gjuetie të orkestruar kundër ish-UÇK-së…