Translate

Dienstag, 15. Oktober 2013

Wer stoppt die Chaoten Ariline: BellAir aus Albanien

 update:vom 15.10. auf  28.11.2013 Belle Air ist Bankrott, der Flugbetrieb ist eingestellt, man schuldet 3 Monate Gehälter, 5 Jahre Steuer Zahlungen und die Raiffeisenbank, lässt pfänden, das ihre Kredite zurück gezahlt werden.

Seit langem bekannt: Lulzim Basha und der Berisha Banditen Clan, hat nur Idioten ins Managment eingesetzt! Deshalb funktioniert nie etwas und das seit langem.
Mashtrimet e BellAir në mediat e huaja
Publikuar: 15.10.2013 - 18:39
Një aeroplan i Bellair Europe ka qenë i rezervuar masovisht: rreth 50 pasagjerë nuk kanë pasur vend në aeroplan. Me vështirësi, agjencia në fjalë ka pasur mundësi që të evitojë përleshjet fizike me pasagjerët e zemëruar.
Kështu shkruan “Basler Zeitung” për mashtrimet e Bellair e cila ka vazhduar të shes bileta më shumë se sa që ka vende në aeroplanët e saj.
“Të shtunën, rreth orës tetë, në aeroportin “Basel/Mulhouse”, fluturimi L 9918 ka qenë i gatshëm për tu nisur drejt Prishtinës. Mirëpo asgjë nuk ndodhë. Arsyeja: Janë shitur më shumë bileta se sa që kishte ulëse. Rreth 50 persona nuk kanë pasur vend në aeroplan”, thuhet më tej në këtë shkrim.
G. Jashari i ka thënë “Basler Zeitung”: “Babai im duhej të udhëtonte shpejt, sepse nëna e tij është shumë e sëmurë. Aeroplani kishte vende vetëm për 144 pasagjerë. Mirëpo, rreth 200 persona kanë qenë duke pritur në aeroport. Të gjithë kanë pasur biletë të blerë”.
Sipas personit që është cituar nga autorja e shkrimet, kur janë përballur me këtë problem, pasagjerët e kanë humbur kontrollin.
“Situata çoi deri te rrahjet”, thotë G.Jashari.
Agjencia shqiptare me çmime të lira të biletave ju ka sugjeruar atyre që udhëtojnë drejt Cyrihut, prej nga në mëngjesin e ditës së nesërme, do të mund të udhëtonin drejt Prishtinës.
“Të gjitha këto duhej t’i paguanim vet. Bellair nuk dëshironte që t’i merrte përsipër këto shpenzime”, citohet më tej G. Jashari.
Kur situata u pa se do të eskalonte, agjencia e siguron një aeroplan më të madh. Dhe në fund, të gjithë pasagjerët patën mundësi që të fluturonin përnjëherë.
Nota 2.5 për Bellair Europe
Në forumet e internetit, vlerësimi i përgjithshëm që i jepet kësaj agjencia nga pasagjerët e fluturimeve të mëparshme është me notën 2.5. Sipas shkrimit të botuar edhe në “Tages Anzeiger”, fluturimet e kësaj agjencie ka mundësi që të shtyhen nganjëherë deri në dy apo tre ditë.
Në youtube është i postuar një material me titullin “Flying with bellair Europe to Prishtina with a delay of 34 hours” (Të fluturosh me Bellair Europe deri në Prishtinë me vonesën 34 orësh). Fjala është për një nga fluturimet e vonuara të Bellair Europe nga Dyzeldorfi deri në Prishtinë.

"Du ju spik Albanian?"
Autorja e tekstit shkruan më tej se ajo ka bërë përpjekje që të kontaktojë me dikë të Bellair Europe, pro kjo ka qenë e pamundshme sepse stafi i saj në Zvicër, por edhe ai në Dyzeldorf të Gjermanisë nuk e di asnjë gjuhë të huaj, por shqipes.
Gazetarja zvicerane ka arritur të sigurojë me vështirësi një numër të zyrës në Shqipëri, por përgjigja edhe në këtë telefonatë ka qenë, “Do you speak Albanian”? /Zëri/

1 Kommentar:

  1. Bezeichnend für die NATO, dass sie in Albanien nur auf Leute zurückgreifen kann, die in jeder soliden Firma noch nicht einmal das Auto vom Chef putzen oder den Hof fegen dürften.

    AntwortenLöschen