Translate

Mittwoch, 13. August 2025

. Alr Albania, das Flugzeug beschlagnahmt, des Betrugsprojektes des Sinan Idrizi, mit Edi Rama

 Das Personal liess das Flugzeug pfänden, die Turkisch Airline gab dem Sinan Idrizi Sauhaufen kein Geld mehr. Edi Ramas, Mafia Fluglinie. Er hat die Türkischen Partner ordinär betrogen. Robert Habeck, Steffi Lembke, A. Baerbock,S. Schulze, sind die viel grösseren Betrüger, welche Milliarden stehlen, wie Ursula von Dingsbums


 

 

Wikipedia, hat den account von Sinan  Idrizi rausgeworfen Ein vollkommener Idiot, wie ein Berisha Kollege mit identischen Geschäftsmodell


 

 

Albanian Airline, ein peinliches Bankrott Projekt des Edi Rama, mit dem Vlore Gangster: Sinan Idrizi

14. Mai 2025   /   Politik Mafia

 

13 Gusht 2025, 09:18

Air Albania drejt falimentit, dy Sinanët çojnë kompaninë në kolaps: punonjësit pa paga dhe avionët të sekuestruar

  Shkruar nga Pamfleti

Avionë të sekuestruar, fluturime të pezulluara, staf pa paga e siguracione; punonjësit akuzojnë drejtuesit për skemë të qëllimshme grabitjeje të kompanisë para falimentit

Air Albania drejt falimentit, dy Sinanët çojnë kompaninë
Edi Rama, Sinan Idrizi dhe Sinan Isik

Air Albania, kompania kombëtare e aviacionit, ndodhet në momentet e saj të fundit. Burime të brendshme konfirmojnë se shpallja e falimentit ka nisur, ndërsa pasagjerët, punonjësit qytetarët mbahen në errësirë. Fluturimet janë pezulluar njëra pas tjetrës, avionët janë larguar ose sekuestruar nga pronarët, dhe flota është reduktuar në një mjet të vetëm të marrë me qira, që operon vetëm linjën Tiranë–Stamboll.

Nga katër avionët që kompania ka përdorur gjatë vitit të fundit, dy janë zhdukur nga shërbimi për shkak të mospagesave. Airbus-i ZA-MMK ndodhet në Stamboll që nga 8 shkurt 2024, i parkuar dhe i paoperueshëm për shkak të një defekti të rëndë në motor.

Air Albania drejt falimentit, dy Sinanët çojnë kompaninë
Airbus ZA-MMK

Airbus-i ZA-ASM, që mbulonte linjat kryesore të kompanisë, u sekuestrua nga kompania Etihad më 6 gusht 2025, pas një udhëtimi Tiranë–Stamboll, dhe nuk është kthyer më në Shqipëri. Pas sekuestrimit të avionit ZA-ASM, pronari i mjetit në bashkëpunim me Turkish Airlines e tërhoqi nga shërbimi dhe e pozicionoi në Stamboll.

Air Albania drejt falimentit, dy Sinanët çojnë kompaninë
Airbus ZA-ASM

Kjo krijoi një problem ligjor, pasi licenca shqiptare e kompanisë kërkon të paktën një avion “dry lease” në përdorim. Për të shmangur shpërthimin e skandalit, drejtori i Aviacionit Civil, sipas burimeve, urdhëroi Air Albania të deklaronte publikisht se avioni ishte në mirëmbajtje, ndërkohë që ekzistojnë komunikime zyrtare që dëshmojnë të kundërtën. Burime nga brenda posedojnë komunikime zyrtare që dëshmojnë të kundërtën.

Një Boeing 737-800 me regjistrim UR-SQO, i marrë nga SkyUp, bëri bujë e madhe në media se Air Albania shtoi flotën ajrore me dy avionë dhe hapi destinacione të reja. Mirëpo, një muaj pas hapjes së destinacioneve të reja, avioni i marrë me qira nga kompania ukrainase SkyUp u tërhoq, pasi Air Albania nuk pagoi detyrimet. Aktualisht, palët ndodhen në proces gjyqësor.

Air Albania drejt falimentit, dy Sinanët çojnë kompaninë
Aircraft UR-SQO

Airbus-i LZ-FSA, i marrë nga Fly2Sky më shkurt 2025, është aktualisht i vetmi avion në përdorim, por edhe ky rrezikon të largohet për të njëjtat arsye. Të gjitha këto lëvizje mund të verifikohen në kohë reale përmes të dhënave publike të Flightradar24.

Pezullimi i linjave ka ndodhur në kulmin e sezonit turistik, duke lënë mijëra pasagjerë pa asnjë zgjidhje dhe pa asnjë procedurë rimbursimi. Ndërkohë, burime të brendshme thonë se situata nuk është thjesht pasojë e një krize financiare, por e një skeme të qëllimshme për vjeljen e fondeve të mbetura.

Në qendër të kësaj skeme që ka çuar 'Air Albania'-n drejt kolapsit është themeluesi dhe aksioneri kryesor Sinan Idrizi. Ai jo vetëm ka qenë garant i marrëdhënieve me qeverinë dhe Turkish Airlines, por ka kontrolluar emërimet kyçe dhe flukset financiare të kompanisë. Burime të brendshme thonë se emërimi i Sinan Isik si CEO nuk ishte një zgjedhje profesionale, por një lëvizje e llogaritur për të nxjerrë nga kompania çdo lek të mbetur në arkë përmes pagesave të dyshimta dhe kontratave të lidhura me persona të afërt.

Dy muaj pas marrjes së detyrës, Isik krijoi kompaninë AGSS në emrin e partneres së tij Erisa Arisi, ish-menaxhere e burimeve njerëzore në Air Albania dhe mike e bashkëshortes së Idrizit. Sipas burimeve, kjo kompani ka marrë pagesa fiktive nga Air Albania për shërbime që nuk janë kryer, ndërsa transaksionet ndodhen në bankën BKT.

Ndërkohë, punonjësit e kompanisë përballen me 2 deri në 3 paga të prapambetura dhe siguracione të papaguara për një vit. Shumë prej tyre kanë kredi bankare dhe detyrime familjare, por të gjitha kërkesat për sqarim nga institucionet janë injoruar. Pas publikimit të situatës nga Pamfleti, CEO Sinan Isik ka kërcënuar hapur stafin. Në të njëjtën kohë, as kryeministri, as drejtoria e Aviacionit Civil nuk kanë marrë asnjë masë, duke i lënë të pandëshkuara shkeljet e rënda financiare dhe operacionale.

Air Albania është shembulli i dështimit të menaxhimit dhe të mbikëqyrjes shtetërore. Kompania që duhej të mbante flamurin shqiptar në qiell, sot është kthyer në një histori borxhesh, avionësh të sekuestruar dhe fondesh të dyshuara të zhdukura. Me operacionet e kufizuara dhe akuzat për korrupsion në drejtimin e lartë, falimenti pritet të ndodhë brenda ditëve /Pamfleti

 

 

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen