Translate

Samstag, 25. Februar 2012

6 Serbische Polizisten in Gjilan - Kosovo verhaftet

Anscheinend werden die Festnahmen nicht an die grosse Glocke gehängt, denn unter der UN Resolution 1244, ist sogar die Rückkehr von Polizie und Militär geregelt.
ROSU KA ARRESTUAR GJASHTË POLICË TË MPB-SË TË SERBISË
Nga Express 25 Shkurt 2012 13:33
Madhësia e tekstit:
Pjesëtarë të njësive speciale të policisë së Kosovës ROSU, në Gjilan kanë arrestuar gjashtë policë të kësaj komune që punojnë në MPB të Serbisë.
Pas informatave të marruara kohë me parë se strukturat e organizuara ilegale të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë janë duke kryer veprimtari kriminale në Kosovë, Policia e Kosovës ka zhvilluar hetimet preliminare, hetime të cilat kanë rezultuar me dyshimin e bazuar se ky grup personash ka kryer veprat penale “Sulm kundër rendit juridik të Kosovës dhe pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare”.
Në një komunikatë të lëshuar nga Policia e Kosovës, të shtunën në orët e hershme të mëngjesit, Drejtoria për hetimin e krimeve të renda e asistuar nga njësitet speciale të PK-së, kanë zbatuar urdhëresën e Gjykatës së Qarkut të Gjilanit për bastisje në shtatë lokacione, me qellim të sigurimit të provave materiale, me ç’ rast janë ndaluar gjashtë persona të dyshuar.
Personat e ndaluar gjatë këtij operacioni janë:
1. Z. Deniq
2. M. Dimitrieviq
3. T. Deniq
4. N. Trajkoviq
5. D. Stojkoviq
6. G. Matrapazoviq.
Gjithashtu gjatë këtij operacioni policor janë konfiskuar në cilësi të provave materiale armë të llojeve të ndryshme, telefona, kompjuterë, uniforma të policisë sebe dhe kartela identifikuese të lëshuara nga Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë.(Kosovapress)

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen