Kosovo's land poisoned?
0
“The consumption of fruits, vegetables, meat and other products, including dairy, could result even with death”.
This was the conclusion of a European Commission report, published by Express Newspaper in Prishtina. It also says that the agricultural land is contaminated with metals such as chrome, nickel, lead, zinc and arsenic.
The high concentration of these pollution elements seems to be all over Kosovo. Syzana Bytyci, from the European Commission Information OFfice, declared for Top Channel that this study has not analyzed the effect of these substances in the food chain. The EU will assist in another detailed study, in order to be clear about the potential effecta.
The Minister of Agriculture, Blerand Stavileci, declared for Top Channel that this study is not based on scientific grounds, and hence, it is not valid.
Minister Stavileci says that the fertile land of Kosovo is healthy and that the producers from Kosovo make regular analysis for this.
The Minister advised the citizens to consume local goods, because they are not harmful and there is nothing to be worried about.
Toka e helmuar
Sipas një raporti të Komisionit Europian, toka e bukës në Kosovë është e helmuar dhe konsumimi i produkteve bujqësore të vendit, paraqet rrezik real për jetën e kosovarëve. Dokumentet që ka siguruar Gazeta Express, tregojnë se si qytetarët që ushqehen me frutat, perimet, mishin apo produktet e qumështit, rrezikohen në shkallë të lartë edhe nga vdekja.
Produktet bujqësore që kultivohen në Kosovë po del se janë shumë të rrezikshme.
Madje konsumi i frutave, perimeve, mishit apo produkteve të qumështit, përfshirë qumështin, gjalpin e djathin me të cilat ushqehen qytetarët, mund të rezultojnë edhe me vdekje.
Kështu ka konstatuar Raporti i Komisionit Europian (EULUP) - “Përkrahja e mëtejme e shfrytëzimit të tokës”, të cilin e ka siguruar Gazeta Express.
Ky raport hulumtues mbi ndotjen e tokës bujqësore, është përfunduar në janar të këtij viti nën mbikëqyrjen e Profesorit Wolfgang Spyra.
Të gjeturat nga analizat e bëra janë alarmante sa që rekomandohet sa më parë këto fakte të verifikohen dhe të përcillen me hulumtime shkencore për të evituar trazirat e mundshme sociale.
EULUP ka dëshmuar kontaminimin e tokës bujqësore, mbi normat e lejuara, me metale të rënda, në veçanti krom, nikel, plumb, zink dhe arsenik. Koncentrimi i lartë i këtyre ndotësve thuhet se është në të gjithë Kosovën.
“Sipërfaqet e ndotura përdoren për prodhimin e produkteve bujqësore që përdoren në zinxhirin ushqimor njerëzor. Këto produkte bujqësore është e mundur të përmbajnë këso ndotës që mund të kenë efekt negativ, të cilat në fund rezultojnë me vdekje”, thuhet në raport.
Të dhënat e gjetura tregojnë se burimi më i madh i ndotjes së tokës bujqësore vjen nga mihjet e qymyrit, mineralet metalike, shfrytëzimi industrial i tokës dhe ndotja e bimëve nga ujërat e lumenjve dhe mbetjet nga përmbytjet vjetore.
Një tjetër aspekt i ndotjes së tokës bujqësore përmendet se vjen nga rrjedhat e ujërave të deponive të mbeturinave, si dhe nga mungesa e trajtimit të ujërave nga industritë e mëdha.
EULUP konstaton se në Kosovë lumenjtë dhe rrjedhat zakonisht përdoren si deponi bërlloku, uji i të cilëve shfrytëzohet për ujitje të tokave. Kjo praktikë vlerësohet si një shprehi e keqe që ndikon në masë të madhe në ndotjen e tokës në Kosovë.
“Varësisht prej llojeve të bimëve bujqësore që rriten në hapësirën e kontaminuar, ndotësit do të transferohen në biomasën e bimës në shkallë të ulët apo të lartë. Në veçanti metalet e rënda, ndotësit më shqetësues në Kosovë, mund të transferohen direkt në biomasën e bimëve”, thuhet në raport.
Për këtë arsye, sipas të gjeturave, është e pritshme që perimet dhe frutat e rritur në tokën bujqësore në Kosovë do të përmbajnë metale të rënda ashtu sikur edhe ushqimi i bagëtive nga këto produkte bujqësore apo kullota në tokat bujqësore.
Bazuar në rezultatet e projektit, fuqimisht rekomandohet të hetohen produktet si patatet, karotat, marullat, piperi, domatet dhe kastravecët në lidhje me koncentrimin e metaleve të rënda dhe ndotësve të tjerë. Gjithashtu, ushqimi i bagëtive, mishi dhe produktet e qumështit kërkohet të investigohen për koncentrim të ndotësve relevantë.
Për shkak të rezultateve alarmuese, një hetim më i detajuar dhe më i thellë për ndotjen e tokës bujqësore vlerësohet si i domosdoshëm.
“Në mënyrë që të parandalohen spekulimet dhe trazirat sociale të popullsisë, këto fakte menjëherë duhet të verifikohen dhe të forcohen me hulumtime shkencore. Projektit të ardhshëm duhet t’i kushtohet vëmendje dhe konfidecialitet për shkak të pasojave që mund të kërcënojnë ekzistencën ekonomike të shumë fermerëve”.
Për shkak të pasojave të rënda që mund të rezultojnë nga një hetim i detajuar i tokës bujqësore dhe një investigim i produkteve bujqësore, konsiderohet i nevojshëm implementimi i një programi për siguri të cilësisë i standardeve të larta.
Por, në raport thuhet se asnjë kompani apo institucion në Kosovë nuk do të jetë në gjendje të implementojë këto projekte pa asistencë profesionale nga jashtë.
http://www.gazetaexpress.com
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen