Translate

Dienstag, 28. Juli 2009

Amerika verhaftet Terroristen, welche Albaner aus dem Kosovo sind

Hysen Sherifi

Insgesamt verhaften die USA 7 Personen, wegen Anschlags Planung, darunter 3 Kosovaren.

Original Quelle mit weiteren Fotos

http://www.balkanweb.com/sitev4/newsadmin/preview.php?id=40520

URL: http://www.balkanweb.com/index.php?id=40520
SHBA, shqiptari i arrestuar për terrorizëm ka qëndruar dhe në Kosovë
(Dërguar më: 28/07/09) Autoritetet amerikane kanë akuzuar shtatë persona për plane për të zhvilluar sulme terroriste jashtë vendit. Nëse 7 të arrestuarit deklarohen fajtor, mund të dënohen me burg përjetë.



RAILEIGH (KAROLINE E VERIUT)- Shqiptari kosovar i cili është i vetmi shtetas jo amerikan që është arrestuar nën akuzën e përgatitjes për sulme terroriste është Hysen Sherifi. 24 vjecari i lindur në Kosovë, jetonte me dokumente të rregullta në SHBA. Gjashtë të arrestuarit e tjerë ishin me banim në Karolinën e Veriut.

Të dyshuarit akuzohen për komplot për t’u siguruar mbështetje materiale terroristëve, komplot për vrasje, rrëmbim, dhunim dhe plagosje të personave jashtë vendit

“Sipas akuzave, një nga burrat, Hysen Sherifi, thuhet se shkoi në Kosovë për t'u angazhuar në luftën fetare te dhunshme të xhihadit, por është e paqartë nëse ai ka bërë ndonjë sulm”- shkruan sot AP.

Në aktakuzë e bërë e njohur për median thuhej se të akuzuarit kishin udhëtuar për në Izrael në qershor 2007 për t’u angazhuar në xhihadin e dhunshëm, por përpjekjet e tyre kishin dështuar.

Prokurorët thonë se udhëheqësi i tyre ishte , Daniel Boid ndërsa të arrestuarit e tjerë si të dyshuar për sulme terroriste janë dy djemtë e tij, Zakarija Boid, 20 vjec dhe Dilan Boid, 22 vjec, si Anes Subasic, 33 vjec, Mohammad Omar Aly Hassan, 22 vjec dhe Zijad Yaghi, 21 vjec.

Të akuzuarit janë paraqitur, të hënën për herë të parë para një gjykate në Raleigh nën akuzën për sigurimin e mbështetjes materiale për terroristët. Autoritetet thonë gjithashtu se Boid dhe të dyshuarit e tjerë ishin stërvitur me armë sulmuese dhe ishin përpjekjur të mblidhnin para për sulme terroriste.

Prokurorët thonë se udhëheqësi i tyre, 39-vjeçari Daniel Boid, kishte qenë në Afganistan për stërvitje ushtarake në kampet terroriste, dhe kishte luftuar atje mes viteve 1989- 1992, para se të kthehej në SHBA. Dokumentet në gjykatë akuzojnë Boid, që njihej dhe me emrin “Sejfullah” se ka inkurajuar të tjerët të angazhuar në luftë fetare.

Nëse të arrestuarit deklarohen fajtor mund të dënohen me burg përjetë.
(s.g/BalkanWeb)

1 Kommentar:

  1. Suspected killer of two Serbs in custody
    30 July 2009 | 11:14 | Source: Tanjug
    PRIŠTINA -- An EULEX judge has remanded an ethnic Albanian in prison for one month, on suspicion that he killed two Serbs in Kosovo in 1999.

    Mahmut Uksini, 31, has been accused of killing his victims in the Orahovac municipality.

    Judge Dragomir Jordanov if Bulgaria made the decision, on recommendation from international prosecutor Robert Dean.

    The judge said investigative detention was introduced against the suspect as there was fear he might flee from Kosovo.

    Uksini's defense lawyers objected to this, and said the indictment against their client was "politically motivated", asking that he be placed under house arrest.

    Uksini was arrested in Macedonia in 2008 on an arrest warrant issued by Serbia, accused of grave war crimes committed in Kosovo, and was extradited to the Kosovo authorities earlier this week.

    In 2006, UNMIK police question the suspect, reports said. http://www.b92.net/eng/news/crimes-article.php?yyyy=2009&mm=07&dd=30&nav_id=60830

    AntwortenLöschen