Die komplette Meeres Natur wird vernichtet und führt zu einem Millionen schweren Arten Sterben.
URL: http://www.balkanweb.com/index.php?id=42330
Ndotja e lumit Ishëm, Haxhiu: Po humbet biodiversiteti
Situatë alarmante në grykderdhjen e lumit Ishëm në detin Adriatik. Cdo ditë, mijëra gjallesa ujore ngrodhin për shkak të ndotjes së ujit: Profesor Idriz Haxhiu e krahason situatën me një holokaust të biodiversitetit. TIRANE- Situatë alarmante në grykderdhjen e lumit Ishëm në detin Adriatik. Cdo ditë, mijëra gjallesa ujore ngrodhin për shkak të ndotjes së ujit. NEwS24 nëpërmjet pamjeve eksluzive sjell dëshminë e kësaj ndotjeje që profesor Idriz Haxhiu e krahason me një holokaust të biodiversitetit. Profesor Haxhiu thotë se autoritetet duhet të përcaktojnë shkaqet të cilat sjellin ngordhjen jo natyrale të këtyre gjallesave. Dëshmia që vjen nga pamjet eksluzive që News24 ka marrë nga vendngjarja tregon qartë gjendjen në të cilën ndodhet një pjesë e bregetit Adriatik, gjendje të cilën profesor doktor Idriz Haxhiu e krahason me një holokaust të biodiversitetit. Mijëra gjallesa ujore të llojeve të ndryshme nxirren pa jetë në breg të detit për shkak të ndotjes së Lumit Ishëm, uji i të cilit derdhet në detin Adriatik. “Nga matjet që bëmë rezulton që në një metër katror 12.277 gjallesa të ngordhura prej të cilave dominojnë ato që janë të parritura. Këtu ka midhje të ngordhura dhe gafore të vogla. Ajo që bie në sy është që gjallesat e vogla të porsalindura kanë një ngordhje të pakonceptueshme. Detit i duhen bërë analiza të sasisë së oksigjenit, analiza për kimikate të ndryshme për të gjetur saktësisht faktorët që kanë cuar në këtë katastrofë ekologjike” shpjegon profesori Idriz Haxhiu. Banorët e zonës që aktivitet të vetëm për të mbijetuar kanë peshkimin, thonë që ndotja ka sjellë dëmtimin e këtij sektori. (e.n/BalkanWeb) |
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen