URL: http://www.balkanweb.com/index.php?id=43394
Kriza, ndërtimi ndër sektorët më të goditur, mbi 4000 banesa pa shitur
TIRANE- Sektori i ndërtimit është ndër më të goditurit nga kriza ekonomike në vend. Mbi 4000 apartamente kanë mbetur pa shitur në të gjithë vendin, ndërsa aktiviteti i ndërtimit është tkurrur si pasojë e reduktimit të likuiditeteve. Bankat kanë prerë kreditimiet dhe dërgesat e emigrantëve kanë rënë. Shqetësimet janë bërë prezente në një konferencë të mbajtur sot në Tiranë në ditën e ndërtuesit. Duke shfrytëzuar këtë aktivitet ndërtuesit gjetën rastin të bëjnë edhe njëherë publike shqetësimet e tyre të vazhdueshme që lidhen me mungesën e partneritetit me qeverinë, mungesën e strategjive për sektorin e ndërtimit, mungesën e planeve rregulluese në qytete por dhe arbitraritetin e administratës tatimore. Ndërtuesit kërkojnë rregullimet e nevojshme ligjore me qëllim normalizimin e biznesit të ndërtimit. Ata cilësuan shfaqe të mentalitetit të gabuar qeverisës, zbatimin e mjaft ligjeve, vecanërisht ato që lidhen me vendosjen e referencave. Ndërtuesit i paraqitën qeverisë një paketë masash stimuluese për të lehtësuar biznesin e ndërtimit të goditur nga kriza. (e.n/News24/BalkanWeb) |
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen