| |||||||
Taci në burg, Gjykata refuzon 100 mijë euro garanci | |||||||
TIRANE- Gjykata e Shkallës së Parë e Tiranës i komunikoi sot masën e sigurisë presidentit të kompanisë Taci Oil. Rezart Taci u denoncua nga gazetari Mero Baze, për dhunën e ushtruar ndaj tij në orët e vona të mbrëmjes së të hënës në një lokal në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. Vetë biznesmeni i njohur Rezart Taci ka qenë i pranishëm në seancën e gjykimit ku shoqërohej nga dy avokatë mbrojtës. Mësohet se gjyqtarja Fahrie Hado nuk ka pranuar garancinë pasurore prej 100 mijë eurosh që ishte ofruar në këmbim të një mase sigurie më të lehtë se ajo e arrestit me burg. Sipas vendimit të sotëm Rezart Taci do të qëndrojë në qeli deri në një proces të dytë gjyqësor mbi vlerësimin e masës së sigurisë ndaj tij. Presidenti i kompanisë Taci Oil u vetëdorëzua në polici të enjten pasdite i shoqëruar nga avokatët Maksim Haxhia dhe Artan Hajdari. Taci akuzohet për "goditje për shkak të detyrës, në bashkëpunim". dhe ishte siguruar në ambientet e izolimit të Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Po të enjten gjyqtarja Fahrie Budo, në një seancë me dyer të mbyllura kishte pranuar arsyetimin e prokurorit të çështjes, duke vendosur masën e arrestit me burg pa afat në mungesë për Taçin. Në arrest me burg janë dhe dy truprojet e tij, që u përfshinë në sherr, Blerad Liro dhe Yrgen Selfo. (s.g/BalkanWeb) | |||||||
Samstag, 7. November 2009
100.000 € Gerichts Kaution wird vom Mafia Boss Rezart Taci verlangt, der verhaftet wurde.
Abonnieren
Kommentare zum Post (Atom)
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen