Translate

Mittwoch, 18. November 2009

Grosse FBI Razzia in New York gegen die kriminellen Albaner Banden

Nichts Neues an der Front um den kriminellen Lobby Verband AACL. Waffen, Drogen, Heroin, Kokain ist deren Haupt Geschäft und Alles getarnt unter einem angeblichen Freiheits Kampf.

Video

FBI përgatit spot televiziv për 2 të shumëkërkuar shqiptarë

18/11/2009










FBI ka përgatitur një emision televiziv për dy kriminelët shqiptarë më të kërkuar në SHBA, Myfit Dika dhe Kujtim Lika. Në edicionin që jepet të shtunën në Fox Neë, do jepen të dhënat për dy shqiptarët e kërkuar dhe për krimin shqiptar në SHBA. FBI argumenton se bërja e publicitetit për dy shqiptarët është metoda e vetme për të cuar në kapjen e tyre. Shqiptarët akuzohen për trafik droge e kontrabandë armësh.


FBI përgatit spot televiziv për 2 të shumëkërkuar shqiptarë



SHBA- Byroja Amerikane e Investigimit ose FBI ka vendosur të japë një spot televiziv për të kapur dy persona shqiptarë të akuzuar për krime lufte në SHBA.
Myfit Dika i quajtur ndryshe si Majk dhe Kujtim Lika janë implikuar në një sërë krimesh në SHBA. Në përpjekje për ti kapur ata, FBI ka vendosur të japë një shfaqje televizive, e titulluar njerëzit më të kërkuar të Amerikës. Në edicionin e kësaj jave që shfaqet ditën e shtunë në mbrëmje në televizionin Fox News do të jepen të dhënat për Dikën dhe Likën, dy shqiptarët e kërkuar. “Ne po përpiqemi në mënyrë aktive për të gjetur vendndodhjen e tyre”, thotë agjenti special Brajan Travësr. Ekipi i këtij emisioni televiziv për njerëzit më të kërkuar të Amerikës, ka intervistuar njerëz që njohin të dy shqiptarët. Të dy kanë punuar për “Castel tavern” në veri të Nju Xhersit. Karakteristikat fizike të dy shqiptarëve do të jepen në një emision një orë të gjatë, që në fakt në pjesën më të madhe do ti kushtohet Sindikatës shqiptare të krimit në SHBA. Do të jepen për herë të parë imazhe të FBI-së të pashfaqura, në lidhje me operacionet për kapjen e shqiptarëve kriminelë. FBI arrestoi 17 vetë në mars, në kudër e operacionit “Shqiponja e zezë”. Në fakt të akuzuar janë 26 vetë për trafik heroine, kokaine, kontrabandë armësh, bizhuterish. Agjentët gjetën edhe 500 mijë dollarë kesh dhe dy aeroplanë që përdoreshin për importimin e mallit kontrabandë, gjatë operacionit të tyre në muajin mars, por emrat kryesorë të bandës shqiptarë janë ende në arrati.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen